You are here
Home > Kombëtarja > Ndryshon shumë nga Kombëtarja, Memushaj vendimtar në çdo dy ndeshje në Itali

Ndryshon shumë nga Kombëtarja, Memushaj vendimtar në çdo dy ndeshje në Itali

Ledian Memushaj ende nuk ka shënuar gol në tetë ndeshjet e para të Seria B. Por, mesfushori vlonjat ka një statistikë më të mirë thuajse nga të gjithë futbollistët e tjerë. Nëse u bazohemi shifrave, Memushaj jep asist thuajse çdo dy ndeshje.

Në tetë të tilla ka realizuar praktikisht katër asist, duke qenë lojtari i vetëm në Seria B me shërbime të tilla. Memushaj është rritur me futbollin italian dhe di të përshtatet mjaft mirë në lojën e tij organizuese.

Ndonëse në Kombëtare mesfushori ishte në ditët e tija më të këqija, në shtetin fqinjë duket se situata e Ledianit është më e normalizuar. Ndërkohë Pescara ndodhet në vendin e parë me 18 pikë në renditjen e përgjithshme./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top