Rezultatet e fundit pozitive të marra nga ana e Kosovës, kanë ndikuar që shumë futbollistë t’i shohin “dardanët” si një mundësi dhe zgjedhje të mundshme.
Në kohët e fundit janë tre futbollistë që janë të pajisur me formacion dhe presin debutimin e tyre në nëntor, atje ku fillimisht Kosova do të përballet me Maltën e më pas ndaj Azerbajxhanit. Një ndryshim të ri pritet të ketë formacioni i Shaland me ardhjen e këtyre afrimeve, e sidomos në takimin ndaj Maltës, pasi ndaj Azerbajxhanit nuk mund të lejohen eksperimentet, flitet për një finale të vërtet.
Në portë mund të jetë futbollisti i Mançester Sitit, Muriq, ai që do të provohet në vendin e Ujkanit që shfaq gjithmonë pasiguri. Nga ana tjetër Demhasaj është thuajse i sigurtë në majën e sulmit, pasi pjesa tjetër e sulmuesve të Kosovës ashtu si edhe ata të Shqipërisë, është në krizë totale. Më të vështirë do e ketë të zërë një vend në formacion në mënyrë të menjëhershme Mirlind Kryeziu, që nuk po aktivizohet me Zurich dhe do të ketë Alitin në balotazh, që ka shfaqur siguri në prapavijë. Pjesa tjetër e lojtarëve, janë ata që kanë luajtur së fundmi dhe do të kenë balotazhe të zakonshme. /Shqiperia.ch/