You are here
Home > Kombëtarja > Ndryshime te kuqezinjtë/ Sadiku në pikëpyetje për Kombëtaren, Broja gati për ta zëvendësuar

Ndryshime te kuqezinjtë/ Sadiku në pikëpyetje për Kombëtaren, Broja gati për ta zëvendësuar

Armando Sadiku është vërtet i pafat sa i përket dëmtimeve të pësuara dhe ka humbur edhe njëherë Kombëtaren. Megjithëse mungon një konfirmim zyrtar, situata është shumë e qartë. Malaga ka dalë me një deklaratë vetëm para pak minutash, duke konfirmuar një problem muskulor në pjesën e mbrapme të këmbës së majtë të Sadikut.

Pikërisht ky shqetësim bëri që sulmuesi shqiptar të largohej në minutat e fundit në ndeshjen e kaluar. Malaga ende nuk e ka zbardhur të gjithë problemin dhe kohën që ky futbollist do të qendrojë jashtë fushës, por mendohet për disa javë dhe e ka të humbur përfshirjen në Kombëtare. Tashmë është Armando Broja që pritet të marrë vendin e Sadikut në listën e parë të Shqipërisë sa i përket dy ndeshjeve të fundit të kualifikueseve.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top