
Një ndryshim i vogël në programin e Shqipërisë, në prag të dy ndeshjeve të ardhshme ndaj Islandës dhe Moldavisë. Fillimisht ishte thënë se lista e plotë e lojtarëve të grumbulluar për këto ndeshje, do të publikohej në ditën e hënë.
Por mediat janë njoftuar së fundmi, se Reja do të zbardh gjithçka në ditën e martë, për t’i hapur kartat në orën 11:00. Aty do të mësohen të gjithë lojtarët që do të jenë të grumbulluar për Shqipërinë, ndërsa gjatë ditës së nesërme në të njëjtin orar, do të kemi dalje në konferencë për shtyp nga dy futbollistë të U-21 tonë, Kleandro Lleshi dhe Aristidi Kolaj. /Shqiperia.ch/