You are here
Home > Futboll Bota > Ndrecka i Serisë A, media italiane i bën jehonë fjalëve për “Shqiperia.ch”: Ka zgjedhur kuqezinjtë!

Ndrecka i Serisë A, media italiane i bën jehonë fjalëve për “Shqiperia.ch”: Ka zgjedhur kuqezinjtë!

Anxhelo Ndrecka është një tjetër lojtar shqiptar për t’u marrë në konsideratë në Serinë A. Prej disa kohësh është ftuar nga ekipi i parë i Kievos, ndërsa është duke pritur momentin e tij për të debutuar në elitën e Italisë.

Kievo i ka larë duart në Serinë A, ndërsa trajneri po i jep gjithmonë hapësira lojtarëve të rinjë. Di Karlo e ka vlerësuar mënyrën sesi stërvitet Ndrecka, ndërsa mediat italiane i kanë bërë jehonë intervistës së tij për “Shqiperia.ch”.

“Seriebnews” vendos theksin në emocionet e lojtarit pas ftesës së parë nga Kievo, duke mos harruar edhe zgjedhjen e Kombëtares apo edhe idhullin Hysaj. “Kur më erdhi ftesa nga ekipi i parë, isha i emocionuar dhe ishte e pabesueshme. Diçka që nuk mund të harrohet. Familja ishte shumë e lumtur dhe falë tyre jam këtu. E respektoj Di Karlon për mundësinë që më dha, tani zgjedhjet janë në dorën e tij. Zgjedhja e Kombëtares? Jam shumë i tërhequr nga Shqipëria, megjithëse linda në Itali. Do të isha i lumtur nëse do të më mbërrinte ftesa e kuqezinjve. Idhulli im?Hysaj”, ka thënë Ndrecka. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top