
Frederik Veseli nuk do të jetë pjesë e Denzlisporit në sezonin e ardhshëm, të paktën kjo është ajo që raportohet nga mediat italiane së fundmi. “Tuttomercatoëeb” shkruan se ky ishte vendimi i vetë mbrojtësit të Kombëtares, që nuk ka marrë parasysh as ofertën e mirë ekonomike që iu afrua, sepse nuk iu duk si lëvizja e duhur në këtë moment të karrierës.
Lojtari kuqezi është pjesë e Empolit, me këtë të fundit që ra nga elita e futbollit italian.Vetë trajneri i skuadrës turke e premtoi mbylljen e marrëveshjes me Veselin. Pista e largimit qëndron sërish pasi vetë lojtari i Shqipërisë nuk dëshiron që të luajë në Serinë B. /Shqiperia.ch/