You are here
Home > Futboll Bota > Ndoj në Serinë A me një tjetër shqiptar, njeriu që refuzoi të luante kundër Kosovës

Ndoj në Serinë A me një tjetër shqiptar, njeriu që refuzoi të luante kundër Kosovës

Emanuel Ndoj do të jetë në Seria A në sezonin e ardhshëm me Breshian, së bashku me një tjetër lojtar shqiptar. Megjithëse jo e mbyllur matematikisht, skuadra italiane është thuajse e siguruar në elitën e Italisë.

Drejtuesit e klubit po shohin menjëherë në merkato, për të marrë futbollistët me përvojën e duhur, që të mbijetojnë në Serinë A. Menjëherë vështrimi është hedhur te një tjetër lojtar shqiptar, Përparim Hetemaj. Ky i fundit ka qënë edhe më parë pjesë e Breshias, duke premtuar kualitetet dhe eksperiencën e duhur, për të ndihmuar objektivat e klubit.

Hetemaj zgjodhi kohë më parë Finlandën, megjithëse kishte dyshime të madhe edhe për të përfaqësuar Kosovën. Por për të zbehur disi atë zemërim të tifozëve shqiptarë në zgjedhjen e tij, ky lojtar zgjodhi që të mos luante në kohën kur Finlanda përballej me Kosovën, duke ia kërkuar vetë trajnerit një gjë të tillë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top