You are here
Home > Kombëtarja > Ndoj në “qiellin e shtatë”: Breshia e para falë tij, shqiptari është shumë “i çmuar”

Ndoj në “qiellin e shtatë”: Breshia e para falë tij, shqiptari është shumë “i çmuar”

Vlerësime fantastike po vijnë së fundmi për Emanuel Ndojin, por asgjë “dhuratë” rreth mesfushorit shqiptar. Ky i fundit po tregon një nivel të jashtëzakonshëm te Breshia, ndërsa trurin gjenial për organizimin e aksioneve, i ka kombinuar edhe “këmbët vrastare”.

Së fundmi do të vinte një realizim i mrekullueshëm, duke e shpëtuar Breshian nga humbja. Faktikisht, kjo skuadër italiane e ka vetëm çështje kohe ngjitjen në elitën e futbollit italian. Tashmë ndodhet në vendin e parë dhe e shkëptur disi nga ndjekësit. Por sido që të shkojnë punët për Breshian, Ndoj nëse vazhdon të mbaj këtë formë, atëherë është i sigurtë në Seria A, pasi interesimet janë shtuar shumë për të. Tashmë është “Tuttob”, që i kushton një artikull këtij lojtari:

“Një rritje e ngadalë dhe e pakapërcyeshme. Nëse Breshia nuk heq dorë dhe gjendet në vendin e parë në renditje, kjo vjen pasi kombinimi i cilësisë së lojës dhe shpirtit në fushë, gjendet te Ndoj. Tashmë ai vendimtar, shqiptari shumë “i çmuar” dhe “bombardues”, shkruhet në median italiane. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top