Kombëtarja shqiptare është duke u përgatitur për ndeshjet miqësore që do të zhvillojë gjatë kësaj periudhe, përkatësisht ndaj Kosovës dhe Ukrainës.
Në konferencën për shtyp nga Zvicra, mesfushori i Kombëtares, Emanuele Ndoj shprehet se do të japë maksimumin nëse do të përzgjidhet nga Panuçi për të luajtur disa minuta në këto takime.
“Ky sezon ka qenë i mirë dhe kam luajtur të gjithë ndeshjet e kampionatit. Jam në gjëndje të mirë fizike dhe shpresoj që në sezonin e ardhshëm të jem akoma edhe më mirë.
Për merkaton nuk di ende asgjë, kam edhe dy vite kontratë me Breshian, më pas është klubi që do të vendosë. Është një ëndërr të jem këtu me Kombëtaren, unë do të jap maksimumin kur të më thërras trajnerin, ai i di vetë zgjedhjet e tij.
Humbja me Norvegjinë ndoshta ka ardhur edhe për shkak të minutave të pakta që kishin futbollistët, por ne duhet të shohim përpara. Kemi bërë shumë ndeshje dhe jemi nga ngarkuar shumë fizikisht, por do të jap maksimumin”, ka thënë Ndoj. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/