You are here
Home > Kryefaqja > Ndodh sërish, në WWE humb jetën sportisti gjatë ndeshjes

Ndodh sërish, në WWE humb jetën sportisti gjatë ndeshjes

Në botë nuk kemi vetëm futboll, por edhe sporte të tjera që kryejnë aktivitetin e tyre për të kënaqur publikun. Ndër to është edhe “Wrestling”, një sport popullor dhe i njohur në Shqipëri.

Një lajm i hidhur vjen nga ringu i saj, ku mbrëmjen e djeshme, një prej sportistëve ka humbur jetën. Ai është pikërisht 51 vjeçari Çezar Gonzales. Meksikani po ndeshej me kolegun e tij Uarior Jauth, teksa është shtrirë në tapetin e ringut të “Wresling”, duke humbur ndjenjat.

Në fillim, kundërshtari i tij nuk e kuptoi se kjo ishte një gjë serioze për 51-vjeçarin, i cili nuk po jepte shenja jete, ndërkoh që Jauth po festonte fitoren që kishte marrë.

Këtë gjendje shëndetësore të ylit të njohur të këtij sporti, e kuptoi vetëm gjyqtari i sfidës, ku menjëherë bëri të mundur që mjekët të ngjiteshin në ring për t’i dhënë ndihmën e shpejtë. Uniformat e bardha bënë të pamundurën për ta kthyer meksikanin në gjendjen fizike optimale, por sipas informacioneve, Gonzales ndërroi jetë rrugës për në spital. Për këtë tragjedi, mjekët konstatuan se shkaktar u bë një infrakt kardiak që pësoi 51 vjeçari meksikan./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top