You are here
Home > Kombëtarja > Ndodh sërish! “Droni i dytë” ulet në Beograd,TKZ ua bën ferr serbëve: Shqipëria do të bëhet!

Ndodh sërish! “Droni i dytë” ulet në Beograd,TKZ ua bën ferr serbëve: Shqipëria do të bëhet!

Tifogrupi i kudondodhur i kombëtares shqiptare është rikthyer në një nga stadiumet e Beogradit. Pikërisht ditën e sotme, në faqen zyrtare të “Tifozave Kuq e Zi” në rrjetin social “Facebook”, është publikuar një foto teksa një prej antarëve ishte i pranishëm në stadiumin “Red Star Beograd” të Cervena Zvezdës.

Në këtë foto dallohet një pjesë të tribunës pas porte, ndërsa në foto duket qartë edhe “stikeri” i ashtëquajtur në gjuhën e botës së tifozëve ultras me mbishkrimin “Shqiperia do të bëhet” , me sfondin e Adem Jasharit. Mesa duket TKZ do t’u tregoj edhe një herë se çfarë janë të aftë të bëjnë fqinjëve tanë, vetëm për Kombëtaren dhe për Shqipërinë.

Kujtojmë që në mbrëmjen e 14 tetorit të vitit 2014, droni i famshëm fluturoi në qiellin e Beogradit me mbishkrimin “Autoktonus”. Ishte pikërisht kjo gjë që në një farë mënyre ndikoi shumë edhe në kualifikimin e Shqipërisë në Europianin “Francë 2016”, pasi serbët do të dilnin nga vetja ndërsa tre pikët do të na kalonin ne në tavolinë.

Këtë herë një “dron” i dytë vjen në Beograd, pa Isa Boletinin dhe Ismail Qemalin, por me Adem Jasharin. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top