You are here
Home > Futboll Bota > Ndodh në Itali/ Saponarës i heqin rrobat në festimin e pazakontë, i shënoi Strakoshës në të 99-tën

Ndodh në Itali/ Saponarës i heqin rrobat në festimin e pazakontë, i shënoi Strakoshës në të 99-tën

Lacio ka barazuar në një ndeshje dramatike ndaj Sampdorias, duke u ndalur në shifrat 2-2. Një takim ky për t’u harruar nga ana e Strakoshës, pasi një gabim i tij do t’i kushtonte edhe lacialëve.

Minuta e fundit dhe shansi i fundit i futbollistëve të Sampdorias, ka përfunduar në mënyrën më të mirë falë akrobacisë së Saponarës dhe daljes së gabuar të Strakoshës. Më pas festimi i ardhur nga ana e Saponarës, është një histori më vete, që ka për t’u mbajtur mend gjatë në kampionatin italian.

Mesfushori i Sampdorias ka shkuar të festojë si i çmendur tek tifozët, me këta të fundit që nuk kanë ngurruar t’i heqin rrobat, duke e tepruar disi me situatën e krijuar. Edhe vetë Saponara do të fliste në lidhje me këtë situatë qesharake: “Pashë topin që hyri në rrjetë, mbylla sytë kur e godita atë dhe kur i hapa e pashë në rrjetë. Vrapova për te tifozët, por ata mi hoqën të gjitha rrobat”, tha i lumtur futbollisti italian. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top