Një ndër lojtarët që po pritet të bëjë edhe debutimin e tij me shumë bujë, tek Kombëtarja e drejtuar nga Alban Bushi, është pikërisht Faton Xhemaili. Roli i tij origjinal në fushën e blertë është mbrojtës i krahut të majtë, por tek grupmoshat e skuadrave që ka qënë, është provuar edhe si lojtar përpara mbrojtjes, pra si shkatërrues, ku ka treguar se i përshtatet mjaft mirë edhe ky rol.
Faton Xhemaili është pjesë e kampionatit serb, ku luan me klubin e Radnikut teksa i është bashkuar këtë verë. Mbrojtësi është vetëm 19-vjeç, ndërsa tek skuadra serbe ka luajtur vetëm tre ndeshje, të vlefshme në kupë. Ndonëse është vetëm 19-vjeç, ai konsiderohet si pjesë e rëndësishme e skuadrës së Radnikut.
Kur u trransferua tek skuadra serbe e Radnik, Faton Xhemaili u shpreh për televizionin Klan,se kjo është një mundësi tepër e mirë dhe se ky transferim do ta ndihmojë futbollistin drejt synimit të tij të ndonjë klubi me emër në Europë.
“Kjo është një mundësi e mirë që më ka munduar ekipi që të vij në prova dhe rruga ime është drejt Evropë”, u shpreh Fatoni.
Tashmë grumbullimi i tij me Shqipërinë U-21 dhe me besimin që pritet t’i japë Alban Bushi, Fatoni duhet të tregojë atë se sa i vlefshëm është. Gjithashtu kjo është një mundësi e artë për mbrojtësin teksa me aktivizimin e tij te U-21, mund të jetë edhe si një trampolinë për lojtarin më të ri të Shqipërisë. /Rexhino Begolli- Shqiperia.ch/