Shpeshherë nga futbolli në Kosovë vijnë disa raste që lënë për të dëshiruar sa i përket profesionalizmit. E fundit na vjen nga Llapi, skuadra që në sezonin e shkuar doli në vendin e tretë, duke u renditur vetëm pas Feronikeli dhe Prishtinës.
Në këtë skuadër kanë mbërritur thuajse 10 futbollistë të rinjë, ndërsa i rradhës duket të jetë një portier. Drejtori i klubit të Llapit, Amrush Batatina, sipas asaj që raporton “Gazeta Olle” e kërkon përforcimin në merkato me komente në “Facebook”.
Batatina shihet duke biseduar me Hivzi Ahmetin, që duket të jetë menaxher futbollistësh dhe i tregon se çfarë i nevojitet Llapit në këtë kohë, megjithëse në ato momente ndodhej në një dasëm. /Shqiperia.ch/