
Kosova do të përballet në ditën e nesërme ndaj Maltës, në takimin e vlefshëm për “Ligën e Kombeve”. Dardanët tashmë kanë udhëtuar në transfertë, ndërsa kanë dhënë edhe konferencat në prag të këtij takimi.
Përkrah trajnerit Shaland, ishte edhe mesfushori që luan me Zurichin, Hekuran Kryeziu. Ky i fundit, ka surprizuar disi në fjalët e thëna për ndeshjen, pasi nuk pati asnjë ndryshim nga trajneri Shaland. Do të ishte përkëthyesi që gjendet te Kosova, që i ka treguar në gjuhën shqipe fjalët e Kryeziut.
Sigurisht, që kjo është disi e kuptueshme, pasi futbollisti në fjalë ka kaluar thuajse gjithë jetën e tij në Zvicër, por nga ana tjetër edhe rrënjët duhet të mbahen e forcohen së tepërmi. Gjuha është një prej atyre elementëve, më e vështirë për t’u mbajtur nga shqiptarët që jetojnë jashtë trevave tona, por nga ana tjetër edhe një kusht i domosdoshëm për ta trashëguar në brezat e tjerë.
Raste si ky i Kryeziut tregojnë se ndonjëherë kjo “luftë” edhe humbet, ndërsa situata të tilla duhet të përsëriten sa më pak, ndërsa familjarët e futbollistëve shqiptarë në Europë duhet të bëjnë me trashëgimin e kësaj gjuhe. /Shqiperia.ch/