
Një ngjarje e jashtëzakonshme futbollistike ishte ajo e ndodhur në Holandë, atje ku Totenhemi u kualifikua ndaj Ajaksit në një takim aspak normal. Anglezët fituan me rezultatin 2-3, falë një goli të ardhur në fyrmën e fundit.
Por jo të gjithë tifozët e Totenhemit qëndruan deri në fund për të festuar ndeshjen e historisë. Të paktën jo një prej tyre, që e ka faktuar edhe me foto largimin e tij në fundin e pjesës së parë, duke mos besuar te kualifikimi. Një zgjedhje e gabuar e njeriut që tashmë po bën xhiron e mediave, pasi ka humbur padyshim ndeshjen e jetës për ekipin e tij. Më pas mund të ketë lotuar edhe nga gëzimi, por fundja çfarë kuptimi ka kur gjendej në stadium dhe nuk besoi te skuadra? /Shqiperia.ch/
Imagine leaving the stadium at half-time and missing the greatest 45 minutes in your club’s history 😂😭#THFC #AJAJOT pic.twitter.com/hvV5wFVAXe
— GiveMeSport Football (@GMS__Football) May 9, 2019