
Një ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur në Londër gjatë ditës së sotme, atje ku dy grabitës kanë parë si objektivin e tyre Mesut Ozilin. Mesfushori me origjinë turke ka qënë në shoqërinë e mbrojtësit të Arsenalit, Sead Kolasinac.
Ky i fundit i ka surprizuar edhe vetë grabitësit, duke nisur grushtat me ta. Madje personat në fjalë ishin të pajisur edhe me thika. Mesut Ozili do të futej menjëherë në makinë, ndërsa vendin do e spastronte Kolasinac, që jo vetëm që nuk iu tremb grabitësve, por i largoi ata brenda pak sekondash. /Shqiperia.ch/
Kolasinac fighting back against a guy with a knife what a hard bastard pic.twitter.com/u5TLevmUmV
— George (@_GeorgeRFC) July 25, 2019