You are here
Home > Futboll Bota > Ndodh e pabesueshmja! Në prezantimin e Ribery tifozët i këndojnë përkthyeses: “Alessia je e bukur”

Ndodh e pabesueshmja! Në prezantimin e Ribery tifozët i këndojnë përkthyeses: “Alessia je e bukur”

Fiorentina bëri një nga transferimet më të bujshme të merkatos së verës. Skuadra violë nënshkroi me sulmuesin francez, Franck Ribery, si transferim i lirë. Gjatë prezantimit në stadium ndodhi ajo që pak veta e prisnin. Për një moment tifozët kthyen vështrimin nga përkthyesja që Ribery kishte në krah. Si fillim është kërkuar një duartrokitje për Alessian pasi u pozicionua në qendër të podiumit.

Por tifozët violë nuk u kursyen përballë bukurisë së përkthyeses portugeze duke i kënduar në kor edhe këngën e Loredana Bertè “Sei Bellissima“. Pas këtij momenti të shkurtër e të “sikletshëm” për të, vijoi prezantimi i protagonistit të mbrëmjes. Alessia Enriquez njihet në Itali si përkthyese e gjuhës frënge. Bukuroshja ka marrë pjesë edhe në të tjera prezantime lojtarësh si dhe konferenca për media./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top