Klikoni këtu për të parë LIVE takimin mes Bullgarisë dhe Kosovës. Kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikueset e Europianit, ndërsa keni mundësinë për të ndjekur pjesën e dytë. Në të parën Kosova ka bërë një dominim total, duke kaluar e para në avantazh me golin e Rashicës.
Por me rastin e parë të rrezikshëm, Popov ka shënuar nga distanca duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit Muriq për të reaguar. Tashmë pritet të shihet se çfarë do të ndryshojë trajneri Shaland dhe si do t’i motivojë lojtarët, për të dalë me pikë të plota nga kjo ndeshje. /Shqiperia.ch/