You are here
Home > Kombëtarja > Ndeshje dhe dëmtime të pazakonta/ Është rradha e Shqipërisë, një tjetër mesfushor “JO”

Ndeshje dhe dëmtime të pazakonta/ Është rradha e Shqipërisë, një tjetër mesfushor “JO”

Takimi mes Shqipërisë dhe Skocisë, padyshim që mund të cilësohet si më i pazakonti, sa i përket takimeve të zhvilluara në këtë grup të “Ligës së Kombeve” deri tani.

Kjo pasi të dyja Kombëtaret shohin sesi grupi i futbollistëve të tyre po përgjysmohet, nga dëmtimet që po kalojnë lojtarët gjatë këtyre kohëve. Skocia vjen thuajse e përgjysmuar në Shkodër, por në një gjëndje më të mirë, nuk është se ndodhet Shqipëria.

Këtë herë është rradha e Emanuele Ndojit për t’i thënë “JO” kësaj sfide. Sipas  asaj që raporton “Sport Ekspres”, mesfushori shqiptar e ka thuajse të pamundur të jetë i gatshëm për takimin e nesërm, pas shqetësimeve që nuk po e lënë të stërvitet rregullisht me pjesën tjetër. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top