You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Ndeshja me Maqedoninë/ Idrizi: Edhe nëse vijnë nga e gjithë bota e kotë, Shkupi frymon shqip

Ndeshja me Maqedoninë/ Idrizi: Edhe nëse vijnë nga e gjithë bota e kotë, Shkupi frymon shqip

Përfaqësuesja e Kosovës ka hedhur një hap historik drejt europianit të eleminatoreve 2020, pasi arriti të triumfonte në grupin e saj të kompeticionit “Liga e Kombeve”, duke konsoliduar vendin e parë. Kështu dardanasit do të ndeshen me ekipin e Maqedonisë së Veriut në gjysëmfinale të këtij turi dhe ka mundësinë e mirë për të bërë një tjetër histori.

Pikërisht për këtë gjë kanë folur shumë figura të shquara të futbollit shqiptar, por edhe të sporteve të tjera. Ndër to është edhe ish kampioni i karatesë, shqiptari Enver Idrizi, që ka folur për këtë ndeshje nê “Radio Prishtina”.

Sipas Idrizit ditën që do të luajë Kosova me Maqedoninë e Veriut do të ndihet si në shtëpinë e saj, pasi qyteti i Shkupit është një vend që flet shqip. Kjo gjë do të bëjë që dardanasit të kenë mbështetjen e shumë shqiptarëve edhe në stadiumin “Adem Jashari”, pasi përkrahësit shqiptar nuk mund të mungojnë për asnjë arsye.

‘Shkupi është i shqiptarëve. Nëse vijnë në stadium maqedonasit e gjithë botës e kanë të kotë, pasi Shkupi frymon shqip”, u shpreh Enver Idrizi./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top