
Këto takime duhet të jenë vetëm përgatitore, por egoja e Fenerbaçes për të fituar është vërtet e madhe. Ekipi turk ishte mësuar që të dilte me triumf dhe pa humbje në takimet e fundit, falë golave që realizonte Vedat Muriqi.
Në takimin e parë që sulmuesi shqiptar nuk arriti të shënonte, erdhi edhe dështimi ndaj Herthës së Berlinit me rezultatin 2-1. Kapiteni i i Fenerbaçes dhe i Kombëtares së Turqisë, Emre Belozoglu, nuk i përmbajti nervat së bashku me lojtarin e Herthas së Berlinit, Torunarigha.
Një luftë e nisur me lojtarin turk që e teproi me ndërhyrjet e tij. Por edhe kundërpërgjigja e Torunarigha do të ishte me të njëjtën monedhë, duke bërë faull shumë të ashpër në fundin e takimit. Belozoglu do të vraponte në mbylljen e takimit për të kërkuar shpjegime duke përdorur edhe forcën, ndërsa në përleshje janë përfshirë edhe dy trajnerët. Do të kërkohej ndërhyrja e policisë që situata të merrte kontrollin normal. /Shqiperia.ch/