
Gjatë ditës së sotme u projektua një miqësore që do të zhvillohej mes Kombëtares A që drejtohet nga Reja, kundër kuqezinjëve U-21 të Alban Bushit. Megjithatë ky takim do të mbyllej pa u nisur, për shkak të kapriçove atmosferike.
Një breshër i rrëmbyeshëm ka rënë në “Elbasan Arena”, duke ia bërë të pamundur lojtarëve që të zbresin në fushën e lojës. Sigurisht, do të ishte vetë trajneri italian që nuk mund të zgjidhte të rrezikonte fizikun e lojtarëve në kushte të tilla, ndërsa flitej vetëm për një përgatitore. Ky do të ishte një shans fantastik për djemtë e Shpresave të Bushit, që të linin gjurmën e tyre, duke marrë parasysh që kishin vështrimin e trajnerit të Kombëtares A, Reja. /Shqiperia.ch/