You are here
Home > Futboll Bota > Napoli “firmos” ndarjen me Elseid Hysajn, përjashtohet edhe nga lista e skuadrës

Napoli “firmos” ndarjen me Elseid Hysajn, përjashtohet edhe nga lista e skuadrës

Elseid Hysaj nuk do të jetë më pjesë e Napolit për sezonin e ardhshëm. Megjithëse në dukje nuk ka asgjë të re në të, përjashtohen ato pak gjasa që ishin për shkodranin, për të qëndruar sërish te ekipi i Ançelotit siç bëri në merkaton e dimrit.

Ardhja e Di Lorenzos ka mbyllur përfundimisht historinë, ndërsa ‘’The Republic” i shuan të gjitha dyshimet. Lojtari i Kombëtares është përjashtuar nga turneu amerikan që do të zhvillojë Napoli, për t’u përgatitur për nisjen e sezonit të ri.

Për momentin e ardhmja e lojtari kuqezi ndahet mes Juventusit dhe Romës. Sigurisht që dëshira e lojtarit është t’i bashkangjitet kampionëve të Italisë dhe trajnerit që e krijoi, Sarit, por fillimisht bardhezinjtë duhet të shesin Kanselon. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top