
Tashmë duket se rrugët e Napolit dhe Hysajt janë përfundimisht të ndara. Këto duhet të jenë vetëm ditët e fundit që do të shohim mbrojtësin shkodran në Itali, pasi sipas të gjitha gjasave, një aventurë e re e pret me Chelsean.
Futbollisti i Kombëtares është shumë pranë zyrtarizimit të këtij hapi, ndërsa nga mediat italiane kanë nisur të flasin edhe për zëvendësin e tij. Drejtuesit e klubit të Anchelotit, kanë nisur të gjejnë menjëherë lojtarin tjetër, që do të jetë në shërbim të skuadrës.
Manuel Lazari pritet të jetë lojtari që do i bashkohet Napolit, ndërsa aktualisht luan me SPAL. Duke parë situatën emergjente, këta të fundit kanë vendosur të përfitojnë dhe luajnë me nervat e skuadrës së njohur. Pavarësisht se vlera e kartonit të Lazarit vlerësohet 15 milionë euro, ekipi i SPAL-it, nuk e lëshon pa 25 milionë euro, shifër kjo më shumë sesa e tepruar. /Shqiperia.ch/