Në ditën e nesërme ekipi i Levantes do të përballet ndaj Barcelonës, në takimin e vlefshëm për Kupë në Spanjë. Me interes të madh për tifozët shqiptar, mbetet të shihet nëse Armando Sadiku do të jetë i përfshirë në listën e ekipit të Levantes.
Sulmuesi i Kombëtares po bën gjithçka mundet vetëm për t’u rikthyer më i fortë, e për të siguruar një vend në takimin përballë katalanasve. Mbetet të shihet nëse Sadiku do ia dalë, por duke parë përkushtimin e tij, pak dyshime ka për futbollistin shqiptar.
Nga ana tjetër, krahëhapur dhe me shumë humor e pret lojtari tjetër me origjinë shqiptar i Levantes, Enis Bardhi, i cili nëpërmjet një video në “Instagram” shprehet: “Nana po kthehet”. /Shqiperia.ch/