
Dy nga futbollistët e Shqipërisë më të mirë për momentin luajnë në Kroaci. Bëhet fjalë për Ardian Ismajlin dhe Myrto Uzunin, që janë kthyer në lider të padiskutueshëm në ekipet e tyre. Madje në ndeshjen e parë mes Hajdukut të Splitit dhe Lokomotivës së Zagrebit, të dy futbollistët shqiptarë arritën të shënonin në një ndeshje të jashtëzakonshme.
Por në përballjen e rradhës, në ditën e dielë, Ardian Ismajli do të mungojë për shkak të kartonëve. Nga ana tjetër Myrto Uzuni ka zgjedhur që të bëj edhe një batutë për faqën zyrtare të klubit të tij: “E telefonova Ismajlin dje dhe i thashë se kishte zgjedhur vetë që të mungonte, pasi ishte i frikësuar nga mua(Qesh). Ne jemi shokë shumë të mirë dhe të dy luajmë në Kombëtare së bashku. Nuk jam i lidhur nga numri i shumtë i ndeshjeve të zhvilluara. Tani do të jemi në shtëpi dhe duhet të fitojmë për Europën”, ka thënë Uzuni. /Shqiperia.ch/