You are here
Home > Kombëtarja > Mustedanagiç flet hapur: Fati dhe arbitrat na kanë mohuar suksesin, dua të lë gjurmë në Shqipëri

Mustedanagiç flet hapur: Fati dhe arbitrat na kanë mohuar suksesin, dua të lë gjurmë në Shqipëri

Të rinjtë e Shqipërisë të drejtuar nga ana e Mustedanagiç do të luajnë në datat 9 dhe 11 shtator ndaj Kosovës, takime këto të cilat do të jenë për të provuar lojtarët, në prag të ndeshjeve kualifikuese të U-17.

Trajneri Mustedanagiç ka pasur gjithmonë një vlerësim të madh nga ana e tifozëve shqiptarë, për punën e bërë deri tani te Shqipëria. Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjeve kundër Kosovës, tekniku boshnjak shprehet se kërkon të lërë gjurmë në vendin tonë, por fati dhe ndonjëherë arbitrat nuk e kanë bërë të mundur këtë gjë.

“Unë i vlerësoj përballjet me Kosovën sepse asnjëherë nuk ka kundërshtar të lehtë. Do të doja të kisha lojtarë të tjerë, por kjo nuk ishte e mundur pasi ata nuk u lanë nga ekipet e tyre. Kemi qenë disa afër historisë, por ndonjëherë na ka munguar fati dhe vendimet e arbitrave kanë qenë kundër nesh.

Jam i motivuar për të dhënë maksimumin këtu në Shqipëri dhe për të lënë gjurmë në këtë vend. Këtë do përpiqem ta bëj duke dhënë maksimumin nga vetja ime”, ka thënë Mustedanagiç. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top