Shkodran Mustafi është gjithmonë në qendër të vëmendjes te tifozët e Arsenalit, me gafat që nuk kanë të ndalur prej tij. Pikërisht prej gabimeve të këtij lojtari “topçinjtë” hoqën dorë nga “Champions League” me rezultatet negative që u morën në ndeshjet e fundit.
Mbrojtësi që zgjodhi Gjermaninë, sërish kalon në qendër të talljeve edhe kur Arsenali i jep vlerësim të madh. Në mbrëmjen e djeshme u fitua takimi ndaj Colorado Rapids në shifrat 3-0. Në minutën e 62 hyri në fushë Mustafi, duke marrë edhe shiritin e kapitenit.
Por nëse të gjithë e vendosin atë në krahun e majtë, mbrojtësi shqiptar nuk e ka dëshiruar me “krahun anglez”, duke e vendosur atë në anën e djathtë. Ende nuk dihet saktësisht nëse kjo ishte një zgjedhje e bërë me ndërgjegje të plotë nga ana e Mustafit, apo një tjetër gafë për t’u rikthyer në qendër të vëmendjes, ashtu siç ndodh gjithmonë me të. /Shqiperia.ch/