Shkodran Mustafi ka pozuar sërish me simbolin e shqiponjës, ndërsa një gjë të tillë e kishte bërë gjatë festimit të golave te Arsenali, apo edhe te Kombëtarja e Gjermanisë. Së fundmi mbrojtësi i njohur, e ka bërë simbolin e prejardhjes së tij në kohën e pushimeve që po kalon në Mikonos, Greqi.
“Shqiponja e përdor energjinë negative në stuhi, për të fluturuar gjithmonë e më lart”, shkruan Mustafi. Këto fjalë janë padyshim një përgjigje për kritikat e shumta që ka marrë ky futbollist në sezonin që lamë pas. Kjo pasi disa gabime të Mustafit, do t’i kushtonte Arsenalin edhe largimin nga “Champions League”. /Shqiperia.ch/