You are here
Home > Futboll Bota > Muriqi tha se do provoheshin forcat e vërteta, Bajerni luan tenis me Fenerbaçen

Muriqi tha se do provoheshin forcat e vërteta, Bajerni luan tenis me Fenerbaçen

“Këtu do të provohen forcat e vërteta”, kështu u shpreh sulmuesi shqiptar, Vedat Muriqi, përpara takimit me Bajernin. Por ndeshja e vlefshme për “Audi Cup” ishte e gjitha për t’u harruar.

Gjermanët fituan me rezultatin tenistik 6-1, duke mos pasur konkurrencë në fushën e lojës. Në këto përgatitore Bajerni është duke shkëlqyer dhe kjo jo vetëm nisur nga ndeshja e sotme. Golin e shënuar nga ana e Fenerbaçes mban firmën e Kruse, i cili iu bashkua skuadrës këtë merkato nga Werderi. Pavarësisht përpjekjeve të Muriqit, ishte e pamundur që të linte gjurmë në një ndeshje të tillë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top