
“Dëshiroj të transferohem te Galatasarai”, ishte kjo dëshira e Vedat Muriqit e thënë hapur në mediat turke. Por drejtuesit e Rizesporit bën gjithçka që ky transferim të mos ndodhte, pasi u interesonte më shumë kalimi te Fenerbaçe.
Fillimisht pritej që tifozët e këtyre të fundit të mos e mirëprisnin Muriqin, pasi deklaratës së dashurisë për rivalin e përjetshëm. Por kjo nuk ka rezultuar në këtë mënyrë, pasi fundja bëhet fjalë për një sulmues të kualitetit të lartë, që garanton gola dhe arritjen e objektivave për sezonin e ardhshëm.
Në rrjetet sociale kanë ardhur edhe disa tallje së fundmi, ndërsa ajo që po shpërndahet gjërësisht është një montim ku Muriqi i kërkon Galatasarait që të ndalë autobuzin, thjeshtë sa për të lidhur këpucët. /Shqiperia.ch/