
Duhej të ishte vetëm një ndeshje Kupe ajo ndaj Burtonit ku skuadra e Manchester City nuk duhej të ishte shumë e mobilizuar, duke parë emrin e kundërshtarit, por fusha tregoi të kundërtën.
Ekipi i Guardiolës u tregua i pamëshirshëm, duke fituar me rezultatin e thellë 9-0 dhe duke kaluar në finalen e këtij turneu. Një ndeshje ku kundërshtarët edhe përse në humbje, si rrallëherë, ishin të parët që e prisnin me dëshirë të madhe vërshëllimën e fundit të takimit.
Muriq e nisi si titullar këtë takim, por ishte sa për numër i pranishëm në fushë. Asnëjherë nuk u vu në provë portieri shqiptar, që ishte një spektator më tepër në turpërimin që Manchester Siti i bëri kundërshtarit të tij. /Shqiperia.ch/