
Një vendim që i ka surprizuar të gjithë në Turqi, ishte falja që në një farë mënyre i ka bërë UEFA ekipit të Fenerbaçes. Kjo pasi skuadra që ka marrë në merkaton e verës edhe Vedat Muriqin, rrezikonte për shkeljen e rregullave të “Fair Play Financiar”.
Ajo që pritej ishte përjashtimi nga Europa në dy sezonet e ardhshme, ndërsa këtij rreziku iu hedhur paq me një dënim prej 2 milionë eurosh që do të mbaj organizmi i lartë në arkat e saj dhe që do t’i takonin Fenerbaçes. Një gëzim ky më i madh se vetë dy golat e shënuar në debutim për Vedat Muriqin, që mund të vazhdojë të ëndërroj me skuadrën e re për suksese historike. /Shqiperia.ch/