Arijanet Muriqi vazhdon të jetë zgjedhje e parë te Notingham Foresti, sa i përket takimeve që këta të fundit po zhvillojnë në “Championship”. E nisi në mënyrën më të keqe të mundshme debutimin, me dy gola që mbetën në përgjegjësinë e tij.
Tifozët e nxorrën menjëherë zemërimin ndaj portierit shqiptar, që fakti se vjen nga Manchester City, e ka ndihmuar së tepërmi për të fituar besimin për një vend titullari në fushë. Në mbrëmjen e djeshme Notingham Foresti ka barazuar me rezultatin 1-1 ndaj Charlton, ndërsa gardiani i Kosovës duhet të përmirësohet ende në shumë drejtime.
“Nottinghampost” shkruan se Muriqi duhet të bëj shumë më mirë në daljet e pastudiuara: “Ka bërë një bllokim të frikshëm të portës, për të evituar golin në 10 minutat e para. Ka ende disa momente ku duhet të mbulosh sytë, kur nxiton të dalë nga porta ose grushton një goditje qëndrore, në vend që ta zotërojë atë. Gjithsesi përmirësimi vjen me kohën”, shkruhet në vlerësim. /Shqiperia.ch/