
Gjatë kohëve të fundit ishte hedhur hipoteza se Arijanet Muriq mund të kalonte në formë huazimi te Notinghami, për shkak të hapësirave të pakëta që ka te Mançester Siti. Megjithëse është portieri i dytë, një rikthim i Bravos nga dëmtimi i gjatë do e kalonte atë si zgjedhje të tretë.
Edersoni i ka bindur të gjithë me aftësitë e tij, ndërsa po bën një revolucion edhe në lojën me këmbë. Pavarësisht kësaj, Guardiola te portieri sheh një të ardhme të madhe. Vetëm 20-vjeç, prandaj një futbollist i tillë nuk duhet të shpëtojë nga duart.
Sipas “The Sun”, me burime pranë klubit anglez, konfirmohet fakti se Muriq do të marrë pjesë në finalen e Kupës në Wembley dhe trefishin e rrogës: “Muriq do të marrë një kontratë të re, pasi ka lënë mbresa tek të gjithë. Pritjet që ka kryer ishin vërtet mbreslënëse. Ai do të paguhet me rreth 10 mijë paundë në javë, duke iu trefishuar pagesa. Gjithashtu do të jetë gati për të luajtur edhe në finalen e Wembley”. /Shqiperia.ch/