
Hoze Murinjo është një ndër trajnerët më karizmatik që ka njohur bota e futbollit. Shpesh herë është etiketuar edhe si arrogant, për debatet e krijuara me gazetarë, analistë apo edhe protagonist në futboll. Portugezi gjithashtu ka qënë trajner i shumë ekipeve me emër në arenën europiane ku ka drejtuar skuadra si Interi, Manchester United, Real Madrid, Chelsea, etj.
Historitë e tij dhe peripecitë nuk kanë fund, saqë shpesh herë ka marrë edhe dënime nga UEFA, apo nga Federatat respektive ku ka drejtuar. I tillë ishte edhe në kohën që ishte në krye të skuadrës së Chelsit, ku për një protestë të ekzagjëruar, Murinjo u dënua nga UEFA, që në sfidën pasardhëse ai të mos ishte në pankinë. Aso kohe blutë e Londrës do të ndesheshin me skuadrën e Bayernit, përballje kjo të vlefshme për Champions League.
Në një intervistë të portugezit ditën e djeshme tregon se si e ka thyer dënimin që i dha organi më i lartë drejtues në futbollin europian. Ai shprehet se në atë periudhë, në sfidën përballë Bayernit të Mynihut, atij nuk iu lejonte madje as të takonte lojtarët e tij në dhomat e zhveshjes. Portugezi arriti ta bënte pa e kuptuar njeri, saqë arriti t’i mbushte mendjen rojes së stadjumit që ai të hynte në dhomat e zhveshjes.
Hoze Murinjo shpjegon se për të takuar lojtarët e tij, ishte futur nëpërmjet një valixhe me rroba ku ai ishte brenda saj. Gjithashtu tregon edhe se ishte tepër e vështirë për të marrë frymë, por ai rezistoi vetëm e vetëm për të inkurajuar djemtë e tij përpara sfidës së vështirë.
“Isha i dënuar nga UEFA për ndeshjen Chelsea-Bayern dhe nuk më lejohej të futesha në dhomën e zhveshjes. Gjithmonë dua të jem afër futbollistëve të mi. Për t’ju shmangur ndonjë dënimi tjetër nga UEFA, vendosa bashkë me rojen e stadiumit që të futesha ne valixhe rrobash dhe të më çonin te lojtarët. Kisha lënë një vrimë për të marrë frymë, por roja i sigurisë së UEFA-s po më kërkonte dhe ma mbyllën atë vrimën. Po vdisja. M’u morr fryma”, u shpreh trajneri i famshëm portugez. /Shqiperia.ch/