You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Munishi për gjyqtarët shqiptarë: E kanë mendjen te modeli i flokëve, shihen shumë në pasqyrë

Munishi për gjyqtarët shqiptarë: E kanë mendjen te modeli i flokëve, shihen shumë në pasqyrë

Ismet Munishi është padyshim një prej trajnerëve shqiptarë më karizmatik, sa i përket deklaratave të tij nëpër media të ndryshme.

Përveçse një teknik i mirë dhe që gjithmonë arrin rezultate, Munishi është edhe një person, ndër të vetmit në Shqipëri, që gjërat i thotë hapur ashtu siç ai i mendon, pa e përdorur diplomacinë. Pak ditë më parë, kur kombëtarja shqiptare do të barazonte me Jordaninë dhe arbitri Genc Nuza do t’i anullonte një penallti të pastër Grezdës, Munishi shprehej për “Shqiperia.ch” se gjyqtari kërkonte të tregonte zgjuarsinë e tij të tepruar.

Tashmë, i ftuar në “Emisioni Arena”, tekniku shqiptar ka edhe një tjetër kritikë për drejtësinë shqiptare:

“Diku i japin kartonat e verdhë shumë lehtë, e diku jo. Nuk guxojnë gjyqtarët tanë të bëhen protagonist, e të them të drejtën u është rritur mendja. Shyqyr që po dalin dhe po arbitrojnë disa takime jashtë. Unë prapë ato modelet e flokëve po ua përmend atyre. Ata janë në moshë të re, por nuk duhet të shihen shumë në pasqyrë”, u shpreh Munishi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top