
Ismet Munishi është padyshim një nga trajnerët me karizmatikë që janë në trevat shqiptare. Përveçse një trajner me arritje të mëdha në fushën e lojës, Munishi është një personazh edhe më atë që transmeton jashtë saj.
I ftuar në emisionin “Dueli Sportiv”, tekniku i njohur ka komentuar edhe për çështjen e Ismajlit. Ai e ka bërë të qartë se futbollisti në fjalë ka vuajtur shumë në karrierën e tij, ndërsa njerëzit duhet ta mbështesnin edhe nëse zgjidhte Kinën, e jo më Shqipërinë.
“Ka kaluar padrejtësi të mëdha Ismajli në karrierë. Duhet ta mbështesnim edhe nëse luan për Kinën, e jo më për Shqipërinë”, shprehet Munishi mes të tjerash në këtë emision, duke vendosur theksin në mbështetjen që duhet për lojtarin e Kombëtares. /Shqiperia.ch/