Majlinda Kelmendi është e artë edhe në Bjellorusi, ndërsa një gjë të tillë nuk mundej ta ndalonte as partnerja e Putinit, Natalia Kuziutina në finale. Kështu u konsiderua kjo e fundit nga mediat, pasi ka bërë shumë jehonë me fotografitë që kishte me kreun e Rusisë.
Por rëndësia dhe qendra e vëmendjes, ngelet padyshim te sportistja shqiptare, që nuk ka të ndalur me sukseset e saj. Pavarësisht dëmtimit që e la rreth 14 muaj jashtë garave, u rikthye edhe më e fortë për të marrë atë që i takonte. Sipas asaj që raporton “Indeksionline”, Kelmendi tregon me gjithë krenari sesi arriti të heshti brohoritjet që vinin për Rusinë.
“Fatmirësisht jam kthyer shumë mire në secilën garë që kam marrë pjesë pas lëndimit, kam marrë medalje dhe tani në Lojërat Evropiane arrita të jem e para. Kjo po tregon që po kthehem gradualisht. Për faktin se ishim në Bjellorusi dhe garuesja me të cilën u ndesha, ishte ruse dhe e gjithë salla brohoriste emrin e Rusisë dhe ishin numër i caktuar i sportistëve që na përkrahnin neve atë ditë dhe u mundonin me gjithë forcat që të krahasoheshin me ta. Kur fitova u ktheva në krahun e tyre dhe ia bëra me dije që ne jemi këtu”, përfundoi Kelmendi./Shqiperia.ch/