E çuditshme tingëllon dhe aspak e dëgjuar, por presidenti i PAOK-ut e kishte premtuar më herët për futbollistët: “Nëse mposhtni Arisin në derbi, unë do të laj makinat tuaja”.
Ashtu ndodhi, skuadra e PAOK ka arritur të fitojë në transfertë me rezultatin 1-2, duke nxjerrë kokëulur nga stadiumi i tyre edhe dy futbollistët e Kombëtares, Mërgim Mavrajn dhe Migjen Bashën.
Të dy këta lojtarë e nisën nga minuta e parë këtë derbi, por pa mundur të ndryshojnë fatin e tij. Mavraj luajti për 90 minuta, ndërsa Basha u zëvendësua në pjesën e dytë. Nga ana tjetër, në fundin e takimi presidenti i PAOK-ut, ka dhënë shembullin e tij duke mbajtur premtimin.
Ai u ka larë makinat të gjithë futbollistëve për atë fitore të arritur, duke treguar edhe përulësi në një farë mënyrë, gjë që nuk shihet shpeshherë në klubet e tjera nga presidentët përkatës. /Shqiperia.ch/
Οι παίκτες έκαναν τη δουλειά τους. Πήραν τη νίκη με τον Άρη. Τώρα ήταν η σειρά του Γιώργη Σαββίδη να τηρήσει την υπόσχεσή του. Να πλύνει τ’αυτοκίνητά τους… #PAOKFamily pic.twitter.com/B5RgC8rkDh
— PAOK FC / ΠAOK (@PAOK_FC) October 23, 2018