Vllaznia dhe Mitrova kanë bërë historinë e vërtet këtë herë në “Champions League” sa i përket femrave, duke u kualifikuar si ekipet më të mira në Europë. Shorti është hedhur gjatë ditës së sotme, me takimet e para që luhen ndërmjet dy datave 11-12 shtator.
Një short më i lehtë për shkodranet, që do të kenë përballë danezet e Fortuna Hjorring. Sigurisht që ka vështirësi edhe këtu, por duke parë rivalet e mundshme si Bajerni, Barcelona dhe PSG, mund të thuhet se ka shkuar mirë.
Nga ana tjetër disi më e vështirë është historia për Mitrovicën, që do të ketë përballë Wolfsburgun, një ndër ekipet më të forta. /Shqiperia.ch/