![](https://shqiperia.ch/wp-content/uploads/2018/10/ara.png)
Armand Rada shihej si një nga talentet më premtues te grupmoshat e kuqezinjve, ndërsa e ardhmja e tij premtonte jo pak.
Ashtu si edhe Rei Manaj, mesfushori shqiptar ishte titullar i padiskutueshëm tek të rinjtë e Interit. Aftësitë e tij dallonin lehtësisht në fushën e lojës, ndërsa edhe me kuqezinjtë e vegjël, Rada ka bërë shumë paraqitje të mira, duke ngritur nivelin e pritshmërisë.
E teksa pritej një grumbullim i mundshëm në ekipin e parë të Interit, Rada ka bërë një tjetër lëvizje në karrierën e tij. Ai kaloi në skuadrën e Renates, duke hedhur disa hapa mbrapa në Itali. Në mbrëmjen e sotme, mesfushori shqiptar është rikthyer në stadiumin e Interit, por këtë herë si tifoz për të parë zikaltërit, megjithëse me pak fat mund të gjendej me ta në fushë. /Shqiperia.ch/