You are here
Home > Futboll Bota > Mund ta pësojë prapë keqaz Muriqi, shkak bëhet “gënjeshtra” e Real Madridit me tifozët

Mund ta pësojë prapë keqaz Muriqi, shkak bëhet “gënjeshtra” e Real Madridit me tifozët

Një mundësi e madhe ishte për Vedat Muriqin pjesëmarrja në “Audi Cup”, atje ku gjeti skuadra si Reali i Madridit, Totehnhemi dhe Bajerni. Nuk të jepet gjithmonë mundësia për t’u përballur me këto skuadra, por nga ana tjetër rriten edhe gjasat për shpërfytyrim.

Ashtu si ndodhi edhe ndaj Bajernit të Mynihut, atje ku ekipi turk humbi me rezultatin 6-1. Koha për dëshpërim nuk është e mjaftueshme, pasi sot do të luhet edhe ndeshja e fundit për vendin e tretë në “Audi Cup”.

Fenerbaçe do të ketë përballë Realin e Madridit dhe këtu rrezikohet për një tjetër humbje tenistike. E vërteta është se spanjollët e Zidan po dështojnë në këto përgatitje dhe mënyra më e mirë për “të gënjyer” disi tifozët, është një fitore e thellë ndaj Fenerbaçes.

Reali i Madridit do të ketë edhe një miqësore të fundit me Romën para nisjes së sezonit të ri, prandaj një fitore spektakolare ndaj Fenerbaçes është shansi i fundit për të mbuluar të gjitha humbjet e marra së fundmi. Por edhe nëse kjo do të ndodh, duhet të theksohet fakti se skuadra e njohur ende nuk po e gjen boshtin e ekipit./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top