Futbollisti që habiti të gjithë mjekët në botën e sportit, ishte Leon Barnet, për arsye se gjatë ndeshjes midis Northamton kundër Bërnli, rrahjet e zemrës së futbollistit arritën deri në 300 për minutë. Kjo gjë ka rrezikuar ndjeshëm jetën e lojtarit me origjinë nga Xhamajka, pasi për çdo mjek është e pamundur që një njeri të jetë gjallë me këtë lloj rendimenti të zemrës dhe sidomos gjatë fushës së lojës.
Në një intervistë të Barnet, ai thekson faktin se ndihet me shumë fat që ia hodhi paq asaj gjëndje, pasi mund të kishte shkuar edhe më keq. Gjithashtu Barnet tregon se kishte mbetur i shokuar nga ajo çfarë kishte dëgjuar nga mjekët.
“U vërtetua se kam pasur 300 rrahje në minutë. Është e pabesueshme. Një person tjetër me këto të dhëna, nuk do të jetonte më. U shokova kur më thanë një gjë të tillë”, u shpreh Barnet, që tashmë është tërhequr nga futbolli për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. /Shqiperia.ch/