Padyshim që ky sukses i Kosovës e ka bazën e sekretit te trajneri Shaland. Me ardhjen e zviceranit në krye të dardanasve, u ndryshua tërësisht fytyra e përfaqësueses, që tashmë është e pamposhtur.
Për të arritur në atë fitore me rezultatin 2-3 përballë Bullgarisë, një motivimi i veçantë do të vinte nga trajneri. “Gazeta Express” raporton deklaratën e Shaland, që shprehet se u kishte kujtuar lojtarëve historinë e dhimbshme që kishin kaluar.
“U kam folur për historinë e Kosovës që ka vuajtur shumë vjet. U kam thënë lojtarëve se ju nuk mund të jeni lojtarë si të tjerët duke marrë parasysh vuajtjet e prindërve dhe gjeneratave të shkuara në Kosovë. Ata ishin të mrekullueshëm. Luajtën me zemër për Kosovë”, ka thënë Shaland. /Shqiperia.ch/