Vushtrria është shkolla e futbollit në Kosovë, që historikisht ka nxjerrë talente të jashtëzakonshëm të futbollit. Më të fundit janë padyshim Milot Rashica dhe Florent Hasani. Por ajo që duhet të theksohet, është fakti që rezultatet fantastike që po merr Kosova, krijojnë një ide të gabuar.
Njerëzit mendojnë se kjo ka ardhur falë investimit në futboll, por është e gjitha vetëm sakrifica e familjarëve të lojtarëve dhe përkushtimi i vetë protagonistëve të fushës së blertë. Mjaftojnë vetëm disa foto të publikuara nga vetë Vushtrria, me gjendjen e mjerueshme të stadiumit për të kuptuar paraqitjen e jashtme të bukur që ofrohet dhe brendësinë e shëmtuar sa i përket FFK-së, që duhet ta hedh vështrimin sa më parë. /Shqiperia.ch/