Përmbledhja e ndeshjes, Kosovë-Çeki 2-1 (Muriqi, Vojvoda/ Schick)
90’+5′ Përfundon ndeshja. Kosovë-Çeki 2-1
90′ Mbyllet koha e rregullt. Ka 5 minuta shtesë.
88′ Valon Berisha kishte mundësinë e golit të tretë pas futjes në zonë me topin në zotërim, por gjuajtja devijohet nga mbrojtësit çek.
85′ Momente të vështira për Kosovën. Ujkani kërkon mbështetjen e tifozëve.
83′ Përgjumje e Kosovës në mbrojtje. Këtë herë ia hidhet paq pas ndërhyrjes së Hadërgjonajt.
77′ Gabimi foshnjarak i Muriqit me daljen e gabuar do të kushtonte shumë. Aliti heq topin nga rrjeta.
74′ I gjithë stadiumi në këmbë duke mbështetur Kosovën me thirrje patriotike.
64- Skema fantastike nga goditja e këndit. Berisha gjen Vojvodën që dërgon topin në rrjetë me të majtën. Miqtë të befasuar dhe nuk bëjnë asnjë lëvizje. Kosovë-Çeki 2-1
59- Ovacione në stadium. Një gjuajtje e fuqishme nga distanca e Celinës, shkon ngjitur me traversën.
58- Rrahmani i afrohet golit të dytë pas goditjes me kokë, por Vaclik grushton me vështirësi.
54- Vjen debutimi i Florent Muslijas që ka luajtur për të rinjtë e Gjermanisë. Mer vendin e Edon Zhegrovës.
46- Pjesa e dytë nis menjëherë me rrezikshmëri të lartë, por Hadergjonaj e heq topin nga rrjeta.
45’+1′ Përfundon e para. Kosovë-Çeki 1-1. Kapiteni i miqëve, Suchy, u shpreh se dardanët e “humbnin kokën” dhe gjakftohtësinë nëse e pësonin të parët. I përtyp menjëherë fjalët, pasi Muriqi barazoi vetëm 4 minuta pas pësimit të golit.
45′ Mbyllet koha e rregullt. Ka një minutë shtesë.
38′ Kundërshtarët kërkojnë ndëshkimin me karton të kuq pas prekjes së topit me dorë në mesfushë. E ka një të verdhë.
30′ Gabimi katastrof i Halimit. Schick e fal golin e dytë, ndërsa çekët ndodheshin 4 kundër 2. Muriqi e pret gjuajtjen e sulmuesit që kërkon të bëj gjithçka vetë.
26′ Arijanet Muriqi hidhet në aventurë me daljet që bën. Largon topin me kokë duke braktisur zonën në situatë të rrezikshme, por nuk ka shumë siguri.
23′ Momenti i mirë për golin e dytë. Pas krosimit fantastik të Celinës, topi i goditur me kokë nga Rrahmani shkon ngjitur me shtyllën.
20′ Nuk zgjat shumë festa e miqëve. Muriqi barazon rezultatin pas krosimit të Rashanit. Ky i fundit e kupton lëvizjen e sulmuesit të Fenerbaçes, duke lënë në vend mbrojtsin kundërshtar. Kosovë-Çeki 1-1
16′ Një gjuajtje në portë dhe vjen goli. Mbrojtja e gabuar e Kosovës lë hapësirë që nuk fal këtë herë. Kosovë-Çeki 0-1
14′ Mundësi e mirë nga lojtarët e Çekisë. Voca rrëzohet dhe Schick kishte mundësi për të rrezikuar portën nga afër zonës. Gjuajtja për t’u harruar!
9′ Kosova nis të jap spektakël në sulm me Zhegrovën dhe Vojvodën, por mungojnë gjuajtjet në drejtim të portës.
5′ Zhurmë e madhe nga stadiumi që vërshëllen çdo prekje të topit nga kundërshtari.
2′ Tribuna në këmbë: “Kush nuk kërcen, nuk është shqiptar”.
1′ Nis takimi. Stadiumi i tejmbushur ka vërshëllyer himnin e miqëve pas arrestimit të 8 tifozëve çekë gjatë ditës së djeshme. Po përgatisnin ngritjen e dronit: “Kosova është Serbi”.
Përpara ndeshjes
Kosova do të përballet në orën 15:00 ndaj Çekisë në takimin e vlefshëm për kualifikueset e Europianit. Tashmë është mësuar edhe formacioni zyrtar i dardanëve, atje ku ka vend edhe për disa surpriza.
Kështu trajneri Shaland ka ulur në stol mesfushorin e Lacios, Valon Berisha. Një fanellë titullari ka marrë edhe heroi i ndeshjes së fundit me Bullgarinë, Elbasan Rashani. Sa i përket Bernard Berishës, pavarësisht nivelit të mirë që ka treguar në javët e fundit, do ta nisë nga pankina. /Sport Ekspres/
Formacioni zyrtar: Muriqi, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Hadërgjonaj, Voca, Halimi, Zhegrova, Celina, Rashani, Muriqi