You are here
Home > Kombëtarja > Mos e humbisni/ 10 arsyet që Strakosha humbi fluturimin, kishte punë më të rëndësishme

Mos e humbisni/ 10 arsyet që Strakosha humbi fluturimin, kishte punë më të rëndësishme

Shqipëria e ka përjashtuar Thomas Strakoshën për këto dy ndeshje kualifikuese të Europianit, pasi portieri i Lacios nuk e kapi dot avionin ashtu siç ishte planifikuar. Gardiani i Lacios u justifikua me trafikun e rënduar, por Panuçi nuk e fali këtë herë.

“Laziocrazia.eu” ka bërë një artikull satirik, teksa në një shkrim që nuk duhet të humbet, ka paraqitur 10 arsyet se përse Strakosha e humbi udhëtimin për në Shqipëri.

Kishte përfunduar çamçakëzat

Ndeshja e fundit ndaj Parmës ishte më e qetë nga zakonisht për Strakoshën, që kishte mbetur pa çamçakëz deri në minutën e 30. Kjo e bëri atë nervoz, të çuditshëm dhe të pavëmendshëm. Aq shumë, aqsa të rrezikonte edhe golin më të shëmtuar që mund të kishte marrë ndonjëherë nga rivali. Gjëja e parë që bëri pas ndeshjes, ishte të shkonte në dyqanin më të afërt për të blerë një pako të re dhe të kthente nivelin e duhur të sheqerit në gjak. Kështu harroi të shkonte në Fiumiciono dhe humbi fluturimin. Tani e kuptuam arsyen.

“Papagalli” Inzagi e detyroi të humbiste fluturimin

Thuajse në çdo ndeshje kur Lacio humbet apo barazon, Inzagi ka të njëjtat fjalë: “Nuk mbaj mend ndonjë pritje të Strakoshës”. Ky i fundit, i shqetësuar edhe nga mungesa e çamçakëzit, nuk dinte sesi të përgjigjej dhe u rikthye të shihte gjithë ndeshjen Lazi-Parma, për të kërkuar disa pritje të tij.

Festimi i tepruar

Në e dimë të gjithë Peruzin. Ai është njeri i mirë, por nga euforia e fitores, i dha një goditje energjike në shpatull Strakoshës, duke e dëmtuar atë. Tashmë është 15 ditë jashtë. Kështu edhe Shqipëria u detyrua të përhapte me vonesë lajmin.

Takimi me Patrik

Strakosha pasi ka përfunduar ndeshja me Parmën, ka ikur për rreth 45 minuta për të takuar mbrojtësin Patrik. Kështu duke e ndalur atë thuajse në çdo dy metra, për t’i folur rreth paraqitjes fantastike që tregoi, humbi fluturimin.

Trafiku i Romës

E vetmja arsye për të cilën mund të ketë qënë trafiku i Romës, është se ka pasur një delegacion të madh nga ekipi i Romës, që e ka ngatërruar rrugën drejt aeroportit dhe ka krijuar shumë rradhë për makinat e tjera.

Agjenti 007

Një sqarim i arsyeshëm i qëndrimit të Strakoshës në qytet, është se ai ka filluar të jetë një agjent i Inteligjencës. Gjatë kësaj kohe është marrë vesh edhe lajmi i arrestimit për korrupsion që është lidhur ng sistemi Tor di Valle. Të jetë rastësi? N uk e besojm.

Fiksimi pas memeve

Portieri shqiptar ka bërë shumë pritje të mira këto kohë dhe ka guxuar të shoh të gjitha memet në rrjetet sociale për të. Sigurisht, kjo i ka marrë shumë kohë dhe prandaj e ka humbur avionin.

Dëgjoi presidentin e Lacios për Valon Berishën

Ndoshta Strakosha ka dëgjuar edhe presidentin Lotito që i tha Valon Berishës: “Ti nuk do të shkosh në Përfaqësuese”. Kështu portieri do të jetë keqkuptuar se janë shtyrë ndeshjet e Kombëtares, por puna është që Berisha ishte i dëmtuar dhe prandaj nuk luajti me Kosovën.

Qirinjtë janë zhdukur

19 marsi ishte ditëlindja e Strakosha dhe qirinjtë kishin mbaruar. Për këtë arsye kishte një rrugë të gjatë për të gjetur një dyqan tjetër për t’u furnizuar me materialin e ditëlindjes. Por ne e kuptojmë, pa qirinj në tortë, çfarë ditëlindjeje është ajo?

Rrëmbimi në parti

Rrëmbimi nga Radu. Shokët e skuadrës te Lacio kishin kohë që kishin planifikuar një parti surprizë për Strakoshën dhe vendosën ta merrnin me pahir lojtarin. Duhej ta harronte Kombëtaren! /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top