Giacomo Vrioni, lojtari i shpresave të Shqipërisë, ditën e sotme nuk ka zhvilluar një ndeshje të mirë me ekipin e tij, Venecia. Sulmuesi që luan me kuqezinjtë U-21, ka qënë disi në hije gjatë kësaj sfide, pasi u aktivizua në minutën e 69, teksa i zuri vendin zvicerianit Aleksandre Gejo.
Ekipi ku Vrioni është huazuar, para pak çastesh ka humbur me rezultatin 2-1 kundër ekipit të Leçes. Ndonëse është huazuar më shumë bujë tek klubi i Veneciës nga ekipi i Sampdoriës, duket se Giacomo akoma nuk po arrin të përshtatet me skuadrën e tij të re, ku ai hyri me shpresën për të ndryshuar ndopak rezultatin e ndeshjes, por nuk ndodhi ashtu siç pritej.
Klubi i Venecias ku Vrioni është pjesë që në fillim të këtij sezoni, gjëndet në vendin e 15 në “Serin B”, me vetëm tre pikë të grumbulluar në 4 ndeshje. Sulmuesi i kombëtares U-21 që bëri bujë para pak javësh, duke i shënuar dhe ekipit të Italisë U-21, duket se akoma nuk po ambjentohet me venecianët. Ndërsa për të arritur këtë gjë, ndoshta i duhen dhe pak kohë më shumë tek ekipi i tij i ri. /Shqipëria.ch/